VLEN: mbështesim fuqishëm qytetarët tanë në bojkotin e sotshëm, stop fitimit në kurriz të popullit

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Janar, 2025 17:19

VLEN: mbështesim fuqishëm qytetarët tanë në bojkotin e sotshëm, stop fitimit në kurriz të popullit

Si koalicion që buron nga populli e që jemi në pushtet me vullnetin e popullit, nuk ka se si t’i lëmë të vetëm qytetarët në këtë bojkot prej zori. Pra, VLEN, kupton nevojën e patjetërsueshme të qytetarëve për ta realizuar këtë bojkot. Që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike, qëndron në kumtesën nga VLEN.

Kumtesa e plotë:

Ne kuptojmë peshën dhe përgjegjësinë tonë si koalicion VLEN që jemi pjesë e pushtetit dhe kemi përgjegjësi institucionale. Por, parasegjithash për neve përgjegjësi primare është për të qenë afër qytetarëve dhe për t’i mbështetur në secilën iniciativë që ndërmarrin për të mirën kolektive. Prandaj, sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do të takojë qytetarë të shumtë prej afër për t’i mbështetur në këtë bojkot të domosdoshëm. 

Në këtë drejtim koalicion VLEN udhëheq edhe me Ministrinëe Ekonomisë dhe Punës, e nuk kemi qëndruar duarkryq sikurse pushteti kaluar. Por, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla. 

Vitet e fundit, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve. Kjo sjellje duhet të ndalet. E nëse vazhdon kështu ne kemi mekanizma institucional si Inspektorati Shtetëror i Tregut të cilët tashmë janë në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi në fuqi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Koalicion VLEN është adresa e vetme ku mund të paraqiten qytetarët për hallet e brengat e tyre. Por, ne nuk do të presim vetëm qytetarët të vijnë tek ne, por ne do të shkojmë afër qytetarëve çdoherë që është nevoja. Prandaj, sot qëndrojmë afër dhe mbështesim iniciativën e qytetarëve tanë të ndershëm.  VLEN nuk toleron në asnjë formë pasurimin e fitimin në kurriz të popullit, përfundon kumtesa nga VLEN.

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Janar, 2025 17:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?