VLEN: Të arriturat e shqiptarëve janë meritë e të gjithëve…

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:06

VLEN: Të arriturat e shqiptarëve janë meritë e të gjithëve…

Deklarata e liderit të nongratave, Ali Ahmetit, sipas së cilës Maqedonia u gjet “pa asgjë” dhe u la me një kryeministër shqiptar, është një përpjekje e ulët për të përvetësuar të gjitha arritjet e shqiptarëve dhe për të mohuar kontributin e figurave kyçe që ndërtuan rrugën e emancipimit politik dhe kombëtar. Një pretendim i tillë është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001.

T’ia tregojë ndokush Alisë që Maqedoninë e gjetën me plot shqiptarë, por e lanë me gjysmën e tyre në diasporë. Më keq akoma, diasporës ia mveshën etiketën e qytetarëve jorezidentë. Maqedoninë e gjeti me shqiptarë të lirë dhe e la me shumë shqiptarë në burgje si pasojë e rasteve të montuara nga pazaret e tij me Gruevskin. E kryeministri teknik, ai që Ahmeti e shet si “trashëgimi”, do të mbahet mend vetëm për qortimin e shqiptarëve në Tetovë me skena të çorroditura që i ngjanin një shpellari me kollare.
Prandaj, para se të flasim për figurat është mirë të kujtojmë veprat e tyre. Për çfarë duhet ta mbajnë në mend shqiptarët kryeministrin teknik? Çfarë u ndihmoi shqiptarëve kjo pozitë? Asgjë më shumë, pos që i poshtëroi. Pra, pa pozita, të diskriminuar dhe të lënë pas dore, e njëjta situatë edhe me pozitat me të larta.

BDI përpos që ka shëruar egot e sëmura të anëtarëve të saj, dhe ka mbushur xhepat zyrtarëve të saj, asgjë tjetër as më shumë as pak nuk ka bërë. Pra, njerëz të etur për pushtet dhe të varfër në palcë që me çdo kusht synim kishin pasurimin e tyre në kurriz të popullit të pafajshëm që për dy dekada në i kishin hipur mbi kokë kjo kastër idiotike politike e quajtur parti.

I kujtojmë, Ali Ahmetit, që Maqedoninë nuk e la me më shumë, por me shumë më pak. Shqiptarët në burgje, gjuhën me përqindje, ekonominë buzë greminës, arsimin pa cilësi, shëndetësinë për kurim, kulturën për karikaturë mjerimi, e mbi të gjitha, shumë shtëpi shqiptare të boshatisura nga politikat tua. Dhe në fund, ia kujtojmë një gjë: ai nuk e la Maqedoninë, argati tij po – Artani. Ai është akoma këtu, aty ku e ka vendin, në opozitë. Mos ia bëni qejfin vetes duke menduar se e latë pushtetin me dëshirë. Jo, ju dëboi populli! Edhe pak muaj ju kanë ngelur për t’iu shporrur me rrënjë edhe nga pushteti lokal.
VLEN përkujdeset për shqiptarët, VLEN shpresa për avancimin dhe ruajtjen e arritjeve kolektive të shqiptarëve/ VLEN vlerëson mundin, kontributin dhe sakrificën e secilit që ka dhënë deri më sot!

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:06
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë