VLEN: Vjedhësit nuk kanë etni ata duhet të japin llogari, Ahmeti po e amniston Grubin

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 16:22

VLEN: Vjedhësit nuk kanë etni ata duhet të japin llogari, Ahmeti po e amniston Grubin

Ali Ahmeti ky ogurzi i shqiptarëve sot paturpësisht para mediave duke tentuar të mbrojë “bedelin” e tij, Artan Grubin, me gojën e tij e tha se VMRO-DPMNE e din që ligjet e vendit para disa viteve janë përdorur kundër tyre. Prandaj ai deklaroi se duhet të vendoset drejtësia. Por harroi se partia e tij ishte bashkëqeverisese pikërisht para disa viteve, prandaj për çdo mangësi në çdo fushë sidomos këtë të drejtësisë kjo i faturohet edhe BDI-së. E pikërisht kjo parti BDI është e mbushur me njerëz të listave të zeza, padi, fletarreste ndërkombëtare, marrje të pasaportave, e kjo po ndodhë për ata që kanë vjedhur parat e qytetarëve. 

Ahmeti në vend se t’i bëjë thirrje Grubit për të dalë para Drejtësisë, ai tenton ta amnistoj duke relativizuar situatën në të cilën gjendet Grubi. Pyesim Ahmetin se kur thotë që ligjet janë përdorur kundër Gruevskit dhe Mijallkovit a do të thotë se ai ka ndërhyrë në sistemin e Drejtësisë?  

VLEN bën të ditur se drejtësia do të vlej njëjtë për të gjithë dhe nuk do të ketë drejtësi selektive. Të gjithë keqpërdoruesit e buxhetit të shtetit do të trajtohen pa dallime, askush mbi ligjin. Koalicioni VLEN janë mbrojtësit e shërbyesit e shqiptarëve. VLEN garanton se do të ketë drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 16:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?