Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 22:55

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).

Parlamenti kroat votoi për një qeveri të re me 79 vota, ndërsa një deputet abstenoi dhe 61 deputetë votuan kundër.

Pas kësaj, kryeministri dhe ministrat bënë betimin, raporton index.hr.

Votimit i parapriu një diskutim gjithë-ditor, dhjetë orë, raportojnë media kroate.

Pas betimit, Andrej Plenkoviq filloi mandatin e tretë radhazi si kryeministër.

Para kësaj, ai prezantoi në Kuvend programin katërvjeçar të qeverisë së re, i cili bazohet në një “Kroaci të suksesshme, jetike, të drejtë, të qëndrueshme dhe sovrane”.

Qeveria e re do të ketë 18 ministri dhe shtatë zëvendëskryeministra në vend të 16 sa ishin deri më tani.

Qeveria e re e Kroacisë u formua nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe Lëvizja për Atdheun (PD), me mbështetjen e disa deputetëve të partive minoritare, por pa Partinë e Pavarur Demokratike Serbe (SDSS). /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 22:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?