Vrasja e 2 të rinjve në Velipojë, lihen në burg dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë! Zbardhet dëshmia para gjykatës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:06

Vrasja e 2 të rinjve në Velipojë, lihen në burg dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë! Zbardhet dëshmia para gjykatës

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Zyber Zagradi, kamerieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autoreve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Zyber Zagradi dhe Mario Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë pasur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty. Avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.

Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur. “Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”.

Ndërkohë më herët kamerieri Zagradi deklaroi në polici se deri tek motra e vëllezërve Frroku në Lezhë e ka dërguar Mario Pali dhe më pas nga aty motra e vëllezërve Frroku e ka dërguar në spitalin e Lezhës.

Nga ana tjetër në deklarimin në polici Pali e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se pas ngjarjes ai është larguar drejt Shkodrës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?