Vrasja e Orhan Bajramit, ka nisur procedurë hetimore ndaj një 33-vjeçari

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 11:07

Vrasja e Orhan Bajramit, ka nisur procedurë hetimore ndaj një 33-vjeçari

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale e cila në Kodin penal të Maqedonisë është paraparë si – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 22, si dhe për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3.

I dyshuari 33-vjeçar më 15 korrik 2023, në Hanioti të Republikës së Greqisë, së bashku me një person tjetër të panjohur për momentin, me dashje i kanë marrë jetën tashmë të ndjerit Orhan Bajrami dhe ka rrezikuar jetën e katër personave të tjerë.

Pas një marrëveshjeje të mëparshme, i dyshuari dhe bashkëkryerësi i tij kanë mbërritur në kompleksin turistik ku po qëndronte viktima i maskuar dhe i janë afruar derës së hapur të ballkonit të pasmë.

I dyshuari ka shtënë 11 plumba nga arma e zjarrit – pistoletë 7.65 mm me silenciator, ndërsa bashkëpunëtori i tij me një pistoletë të kalibrit të njëjtë ka shtënë edhe 8 plumba në drejtim të viktimës. Nga plumbat, tre kanë përfunduar në trupin e tani të ndjerit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Autoritetet hetimore greke kishin lëshuar një urdhër arresti për të dyshuarin, një urdhër arresti evropian dhe një urdhër arresti ndërkombëtar për dyshimin e veprave penale – Vrasje me dashje me bashkëpunim dhe Vrasje me dashje serike dhe në bashkëpunim në territorin e Republikës së Greqisë. Duke qenë se bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë për të cilin nuk ka mundësi për ekstradim, në bazë të instrumenteve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, autoritetet greke ndjekjen penale e kanë transferuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 11:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?