Xhaferi dhe Apasiev u përballën në Gjykatën Kushtetuese

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:23

Xhaferi dhe Apasiev u përballën në Gjykatën Kushtetuese

Në Gjykatën Kushtetuese u mbajt diskutim publik për kërkesën e liderit të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev i cili pretendon se është diskriminuar për shkak të përkatësisë së tij politike nga kryeparlamentari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ka hedhur poshtë kërkesën e tij që qytetarët të deklarohen në referendum për propozimin francez, i cili parashikonte zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë në rrugën Evropiane, duke i futur bullgarët në Kushtetutë. Pasi gjykatësi raportues, Osman Kadriu dha detaje për lëndën, Apasiev, në fjalën para gjykatës tha se Xhaferi e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, pasi kërkesën e tij, pavarësisht se ka qenë i obliguar me rregullore ta dërgojë në Komision, ai vetë ka vendosur për të njëjtën dhe e ka hedhur poshtë.

“Pres që Gjykata Kushtetuese atë ta konstatojë në një afat të denjë prej disa muajsh, nëse ajo nuk ndodh unë jam i gatshëm të shkoj deri në Strasburg”, deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.

Xhaferi, Gjykatës Kushtetuese iu drejtua fillimisht në gjuhën shqipe, pas çka reaguan gjykatësit se nuk ka përkthyes. Atëherë, ish kryeparlamentari tha se nëse flasim këtu për diskriminim, edhe kjo është një pjesë e diskriminimit, pasi që në të gjitha gjykatat në vend duhet të përdoret gjuha shqipe. Gjykatësit theksuan se nuk kanë parashikuar se do të kërkojë përkthyes Xhaferi, megjithatë ata mund të sigurojnë që të vijnë 2 përkthyesit e punësuar. Megjithatë, Xhaferi më tej tha se për respekt të Gjykatës do të vazhdojë sqarimin e tij në maqedonisht. Ish kryeparlamentari kategorikisht hodhi poshtë pretendimet e Apasievit se ka pasur qëllim ta diskriminojë politikisht. Sipas tij, Apasiev, e ka tejkaluar afatin për dorëzimin e materialeve shtesë dhe kjo ka qenë arsyeja pse e ka hedhur poshtë kërkesën. Në seancë nuk shpëtuan dhe momente tensione, sidomos kur në një moment, Apasiev i tha Xhaferit se është sjellë si sulltan në Kuvend, të cilën, Xhaferi e përjetoi si ofendim. Në një moment tjetër, kryetari Darko Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska Daneva, theksuan se kanë krijuar përshtypje se Xhaferi nuk i beson gjykatës. Për kërkesën e Apasievit, Kushtetuesja duhet të vendos në një nga seancat. /Alsat.m

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?