“Zemra e guximshme”: Demiri të mos shkaktoj krizë shëndetësore, të zbatoj vendimet e Qeverisë

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:17

“Zemra e guximshme”: Demiri të mos shkaktoj krizë shëndetësore, të zbatoj vendimet e Qeverisë

Në vend që ministri në largim i Shëndetësisë Ilir Demiri të shkaktojë kriza shëndetësore duke shkarkuar drejtorin e klinikës shtetërore të kardiokirurgjisë dhe drejtuesin e ekipit të transplantit të zemrës, do të ishte më mirë të zbatoheshin vendimet e marra nga Qeveria në janar të këtij viti për lirim nga pagesa për shërbime shëndetësore për personat me mbështetje mekanike të zemrës, reagojnë nga shoqata “Zemra e guximshme”.

“Ndërprerja e kontratës me kreun për transplantim të zemrës do të thotë shkatërrim të një programi të tërë që është zhvilluar mirë në periudhën e kaluar. Gjithashtu, shkarkimi i shpeshtë i drejtorëve të klinikës shtetërore për kardiokirurgji nënkupton goditje direkte për pacientët që presin transplantim si shansin e tyre të vetëm për të mbijetuar. Ne vazhdimisht përpiqemi të arrijmë atë që për ne do të thotë jetë gjegjësisht të arrijmë deri në transplantim. Para së gjithash do të vuajnë pacientët më të prekur”, tha Vasko Joleski- kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

Në klinika, këta persona ende paguajnë shuma të larta për ndërrimin e baterive, servisin e aparatit, analizat kurse përdorin ilaçe të vjetra dhjetëra vite. “Zemra e guximshme”” u bën apel autoriteteve që t’i marrin parasysh kërkesat dhe të lejojnë përfundimisht transplantimin e parë të zemrës së një pacienti me mbështetje mekanike.

“Kemi qenë shumë gjatë në listën për transplantim dhe ende nuk është bërë transplantimi i ndonjë personi me pompë. Vështirësitë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe vazhdimisht jemi në situatë të vështirë, ku ndiejmë vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizim me vështirësi”, tha Vasko Joleski- kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

Nga Ministria e Shëndetësisë, tashmë dy javë nuk u përgjigjen pyetjeve të televizionit Alsat se kur do të lirohen këta persona nga pjesëmarrja dhe ku është pengesa për këtë, edhe pse vendimi për tashmë është publikuar në “Gazetën Zyrtare” në janar. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?