Zeqiri: A e kuptuat tani pse Ziadin Sela dhe të gjithë ne që u reshtuam pas tij, nuk shkuam me ata?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 13:02

Zeqiri: A e kuptuat tani pse Ziadin Sela dhe të gjithë ne që u reshtuam pas tij, nuk shkuam me ata?

A e kuptuat se ku na ftonin ata? Ata na ftonin të shkojmë në koalicionin që lejon deshqiptarizimin e shtetit, që shfuqizon përkatësinë etnike dhe identitetin kombëtar, që justifikon paraprakisht shfuqizimin e ligjit për gjuhën shqipe, që nënçmon presidenten e Kosovës, që pengon shqiptarët të festojnë festat kombëtare, që relativizon djegien e flamurit shqiptar, që ua dërgon inspektoratin nxënësve në shkolla fillore dhe që justifikon mohimin dhe ofendimin e UÇK-së, që relativizon djegien e pronës së shqiptarëve në Kumanovë, shkruan zëdhënësi i ASH-së së Selës, Arben Zeqiri.

Ata që u arsyetuan me luftën kundër krimit dhe korrupsionit na ftuan të shkojmë me ata që u japin tendere familjarëve të tyre, me ata që punësojnë familjarët e tyre, me ata që emërojnë në poste familjarët e tyre, me ata që për 5 muaj shpërdoruan qindra mijëra euro, ndërsa qindra shqiptarë i larguan nga vendet e tyre të punës vetëm pse janë shqiptarë dhe vetëm pse nuk janë familjarët e tyre.


Çfarë deshtëm ne?
Ne deshtëm të dalim vetë në zgjedhje, që pas zgjedhjeve të bëjmë bashkë shqiptarët dhe të kushtëzojmë partitë maqedonase për presidentin në Kuvend, për heqjen e 30% dhe për avancimin e shqiptarëve. E normalisht, kur me dinakërinë e tyre na pamundësuan edhe daljen vetë në zgjedhje, sepse në mënyrë qyqare u ndanë 2 muaj para zgjedhjeve, ne përsëri zgjodhëm të jemi pjesë e një Fronti që mbron shqiptarët dhe bashkësitë e tjera nga majorizimi, e që e dinte saktë se çfarë gatuajnë këta që sot janë në pushtet. Fatkeqësisht gjithçka që paralajmëruam dhe druanim ne doli e saktë, edhe ligësia e fituesit në bllokun maqedonas edhe servilizmi i atyre që ia mundësuan fituesit maqedonas një fitore aq të madhe, duke kandiduar për president, duke mos lejuar votën e shqiptarëve të jetë ndëshkuese dhe frenuese për politikat nacionaliste të padronëve të tyre.
Sot e kuptuat, kush paska pasur të drejtë!?

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 13:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?