Zgjedhjet 2025/ Rama ‘mobilizon’ në Dajt qeverinë dhe PS-në! Ndryshime drejtuesish politikë në qarqe?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:15

Zgjedhjet 2025/ Rama ‘mobilizon’ në Dajt qeverinë dhe PS-në! Ndryshime drejtuesish politikë në qarqe?

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e mbledhjeve in-formale të qeverisë pas pushimeve të verës.

Burime qeveritare konfirmojnë se e Diela 1 Shtatorit do të gjej të gjithë kabinetin qeverisës të mbledhur në një takim të formatit re-treart në Dajt. Takimit do t’i bashkohen edhe drejtues të organeve të varësisë përfshi kryesinë e grupit parlamentar socialist.

Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu raporton se nuk përjashtohet mundësia edhe e pjesëmarrjes të kryebashkiakëve të vendit të cilëve qeveria i ka angazhuar në procesin e identifikimin të objekteve ende të palegalizuara.

Ky takim synon analizimin e asaj çfarë qeveria ka prodhuar deri më tani, objektivat për muajt në vazhdim, duke marrë në konsideratë, faktin se shumica socialiste po shkon drejt vitit zgjedhor dhe i ka vendosur vetes objektivin e fitores të një mandati të katër qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe analizimi realizimit apo jo të objektivave të vendosura në mbledhjen e fundit të këtij lloj formati në Durrës. Nga ana tjetër pritet edhe një tjetër zhvillim brenda PS.

Pas zgjedhjes nga kongresi, me 8 Shtator në Durrës pritet të mblidhet Asambleja e re e cila do të zgjedhë edhe sekretariatin e ri  drejtues të PS, një organizëm i rëndësishëm i kësaj force politike.

Pritet me interes nëse kryesocialisti Rama do ta përdor mbledhjen e kësaj asambleje për ndryshime të disa drejtuesve politik aktual në 12 qarqet e vendin,  në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?