Zgjedhjet parlamentare, 27 ankesa në KSHZ

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 19:06

Zgjedhjet parlamentare, 27 ankesa në KSHZ

Partitë politike kanë dorëzuar 27 ankesa në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Vijon të rrjedh afati 72 orësh në të cilat, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të vendos për ankesat. Më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni VLEN, gjithsej 10, ndërkaq më pas VMRO-DPMNE 8, LSDM 5 dhe E Majta 4.

Nga KSHZ për Alsat informojnë se ankesat e partive janë për disa njësi zgjedhore, në mbarë vendin.

“Ankesat e VLEN-it janë të gjitha në Njësinë Zgjedhore numër 6, respektivisht në vendvotimet në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Bogovinë dhe Vrapçisht. Ankesat e VMRO-DPMNE-së janë për vendvotimet në Ohër, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dollnen dhe Resnjë. Ankesat e LSDM-së dhe koalicionit janë për Njësinë Zgjedhore numër 5, gjegjësisht për në Strugë, Manastir dhe Kërçovë. Ndërkaq ankesat e të Majtës për në Çair, Strugë dhe Gazi Babë”, thonë nga KSHZ, për ankesat e partive në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Deri të hënën, KSHZ duhet të vendosë nëse do t’i hedh poshtë, apo do t’i pranojë ankesat e partive. Në rast se rezultati i vendvotimeve të cilat janë objekt i ankesave, ndikon në rezultatin e përgjithshëm, KSHZ mund të kërkojë që të ketë rivotim.

Në ndërkohë vijojnë të rrjedhin afatet për konstituimin e Kuvendit, përkatësisht deri më 28 maj duhet të thirret seanca konstituive, e cila do të zgjatë më së shumti tre ditë. 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me 61 vota./Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?