Zjarrfikësit shpëtuan një person që kishe rënë në lumë!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:40

Zjarrfikësit shpëtuan një person që kishe rënë në lumë!

Zjarrëfikësit, përveç shuarjes së zjarreve pyjore, në 24 orët e fundit janë angazhuar edhe për punë të tjera. Qendra për Menaxhimin e Krizave informojnë se, katër zjarrëfikës të Manastirit me një automjet zjarrfikës nga ora 18:45 deri ora 19:35, kanë intervenuar në nxjerrjen e një përsoni i cili ishte rrëzuar në lumin Dragor tek vendi “Sali Most” mirëpo nuk kishte lëndime të rënda.

Ndërkaq zjarrfikësit e Prilepit me një automjet zjarrfikës ditën e diel, nga ora 12 deri në ora 13:50 kanë intervenuar në nxjerrjen e ujit me pompa nga hapësirat e mbushura të bodrumeve dhe sipërfaqeve të oborrit në fshatin Senokos.

Qendra për Menaxhimin e Krizave paralajmërojnë për vëmendje të rritur tek qytetarët për shkak të ndryshimeve të papritura të motit, krahas tjerave, të vozitet me kujdes, sidomos në rrugët me lugina dhe grykat e lumenjve, ku ka mundësi për rrëshqitje më të vogla.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“Kjo në mënyrë të veçantë i përket akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evinedentuar 1392 thirrje për raste urgjente në numrin 112, prej tyre 60.85% janë reale, ndërsa 39.15% thirrje të tjera jo urgjente. Ndërkaq nga thirrjet aktuale QMK njofton se 56.67% i janë drejtuar policisë, 35.24% ndihmës mjeksore dhe 0.95% zjarrfikësve. /SHENJA/

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?