ZYRTARE: Antoine Semenyo te Manchester City – zgjedh fanellën nr. 42 si Yaya Touré
Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Antoine Semenyo, i cili i bashkohet kampionëve të Anglisë për një shifër që arrin 62 milionë paund + 1.5 milionë bonuse, me përfshirje të një klauzole për përqindje nga shitja e ardhshme.
Kontratë afatgjatë deri në vitin 2031
Sulmuesi nga Gana ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në “Etihad” deri në qershor të vitit 2031, ndërsa do të mbajë fanellën me numrin 42, numër ikonë që dikur vishej nga legjenda e klubit Yaya Touré.
Semenyo: “Një privilegj i madh të jem pjesë e City-t”
Pas zyrtarizimit, Semenyo u shpreh emocionuar për hapin e ri në karrierë:
“Jam jashtëzakonisht krenar që i jam bashkuar Manchester Cityt. I kam ndjekur për më shumë se një dekadë nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe kanë qenë skuadra dominante në Premier League.”
“Është një privilegj i madh të jem këtu. Futbolli im më i mirë ende nuk ka ardhur. City janë ende në garë në katër kompeticione dhe besoj se mund të kontribuoj fort në gjysmën e dytë të sezonit dhe në të ardhmen.”
Përforcim kyç për Pep Guardiolën
Me këtë transferim, Pep Guardiola shton një profil dinamik, fizik dhe shumëfunksional në repartin ofensiv, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha që Semenyo të ketë ndikim të menjëhershëm.
Si e vlerësoni këtë transferim nga 1 deri në 10?
Flaka
















