Zyrtare! Rrëzimi i helikopterit, Presidenti i Iranit, Ebrahim Raishi, dhe shoqëruesit gjenden të vdekur

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 08:09

Zyrtare! Rrëzimi i helikopterit, Presidenti i Iranit, Ebrahim Raishi, dhe shoqëruesit gjenden të vdekur

IRAN- Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të vendit, Ebrahim Raishi dhe ministrit të Jashtëm të vendit, Hossein Amirabdollahian. Sipas raportimeve janë gjetur rrënojat e helikopterit në të cilin ndodheshin viktimat, që u rrëzua pasditen e së dielës në kushte shumë të këqija atmosferike.

“Ajatollah ra dëshmor”, shkruan agjencia e lajmeve Tasnim në një postim.

Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke thënë se të gjithë ata që ishin në bordin e helikopterit “u bënë dëshmorë”. Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ndodheshin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu supozohen të vdekur.

Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.

Presidenti i Republikës Islamike, Ibrahim Raisi u zgjodh në vitin 2021 dhe ishte 63 vjeç, dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në 2021 dhe ishte 60 vjeç. Helikopteri Bell 212 që transportonte Raisi dhe 8 të tjerë u gjet i dëmtuar dhe i djegur.

Pamjet me dron të rrënojave u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane. Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, ku ka mbetur nga helikopter një bishti blu-bardhë. Qeveria iraniane mbajti dje një takim urgjent nën presidentin e parë Mohammad Muhbar. Sipas protokollit aktual, Muhbar, 69 vjeç, do të marrë detyrën si president i Republikës Islamike.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 08:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?