10 vjet nga “Lagjja e Trimave”: Një plagë që ende nuk është mbyllur

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 08:35

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”: Një plagë që ende nuk është mbyllur

Më 9 dhe 10 maj 2015, qyteti i Kumanovës përjetoi një prej përleshjeve më të rënda të armatosura në historinë e pasluftës në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ndodhi në lagjen “Tode Mendol”, e njohur ndryshe si “Lagjja e Trimave”, ku humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave speciale dhe 10 anëtarë të një grupi të armatosur, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe shumë shtëpi u shkatërruan, shkruan Flaka në 10 vjetoron e tragjedisë.

Përleshja e përgjakshme zgjati dy ditë, duke kthyer qytetin në një zonë lufte. Helikopterë fluturonin mbi lagje, rrugët u bllokuan dhe fabrika u ndalën. Banorët u evakuuan në mënyrë të përsëritur, ndërsa tymi dhe të shtënat mbuluan horizontin e qytetit. Qytetarët e Kumanovës e kujtojnë këtë si një nga ngjarjet më tragjike dhe traumatike të jetës së tyre.

Gjykimi dhe dënimet

Pas më shumë se dy vitesh hetimesh dhe një procesi të gjatë gjyqësor, më 2 nëntor 2017, Gjykata Themelore në Shkup shpalli aktgjykimin për rastin, duke dënuar 7 persona me burgim të përjetshëm dhe dhjetëra të tjerë me dënime nga 12 deri në 40 vjet. Gjykimi u pasua me protesta në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa mbrojtja i quajti dënimet “drakoniane” dhe të motivuara politikisht.

Apelimi dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Supreme më 3 janar 2022 i mbylli të gjitha rrugët e brendshme juridike për të dënuarit, të cilët tashmë mund të kërkojnë drejtësi vetëm në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Dyshimet për inskenim dhe mungesa e hetimit ndërkombëtar

Që nga fillimi, shumë zëra në opinionin publik dhe në politikë kanë shprehur dyshime për autenticitetin e ngjarjes, duke e lidhur atë me përpjekjet për të penguar publikimin e “bombave” – përgjimeve që ekspozonin korrupsionin dhe kontrollin e pushtetit mbi gjyqësorin gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Sipas disa teorive, rasti mund të jetë inskenuar nga Shërbimi Sekret maqedonas në bashkëpunim me segmente të grupit të armatosur, por asnjë nga këto pretendime nuk është hetuar thellësisht nga ndonjë organ i pavarur.

Kërkesa për një hetim ndërkombëtar është bërë nga figura politike në rajon dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe OKB-në. Megjithatë, pavarësisht zotimeve politike – përfshirë edhe marrëveshjen e Alternativës për hyrje në Qeveri – një hetim i tillë nuk është realizuar. Komisioni Anketues i themeluar në Kuvend ka mbetur pasiv.

Fakte të konfirmuara dhe spekulime

Faktet e njohura deri më tani përfshijnë vdekjen e 18 personave, arrestimin e 28 të tjerëve dhe faktin se grupi ishte nën vëzhgim të shërbimeve të sigurisë për më shumë se gjashtë muaj. Ata akuzohen gjithashtu për sulmin në stacionin policor të Goshincës më 21 prill 2015.

Megjithatë, shumë pyetje mbesin pa përgjigje: kush ishin porositësit? Si është e mundur që një grup i tillë të operonte brenda territorit të Maqedonisë pa ndërhyrje paraprake? A ka pasur bashkëpunim me segmente të brendshme të shtetit? Pse mungon një hetim i pavarur?

Përfundim

Ngjarjet e “Lagjes së Trimave” nuk janë thjesht një çështje e së kaluarës – ato mbeten një plagë e hapur në ndërgjegjen kolektive të shoqërisë dhe një sfidë për drejtësinë tranzicionale.

Në mungesë të transparencës dhe hetimit ndërkombëtar, vendimet gjyqësore nuk mund të japin paqe as për viktimat, as për të dënuarit, e aq më pak për shoqërinë që kërkon të vërtetën.

(Foto: Kryeredaktori Driton Zenku në raportim nga vendngajrja)

49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 08:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë