VLEN shpreh bindje: Në zgjedhje të ndershme, BDI-në do ta dërgojmë në histori!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2025 11:22

VLEN shpreh bindje: Në zgjedhje të ndershme, BDI-në do ta dërgojmë në histori!

Koalicioni VLEN tha se, BDI nuk nxori mësim pasi sipas tyre, nëse zgjedhjet lokale dhe parlamentare mbahen bashkë, VMRO-DPMNE do të fitojë me mbi 60 deputetë. VLEN tha se, në zgjedhje të ndershme dhe demokratike, VLEN jo vetëm që do ta fshijë BDI-në nga harta politike, por më në fund do ta dërgojë aty ku e ka vendin prej kohësh, në histori!

“Vetëm të verbërit politik nuk shohin se nëse zgjedhjet lokale dhe parlamentare mbahen bashkë, VMRO-DPMNE do të fitojë me mbi 60 deputetë. BDI nuk nxori asnjë mësim. Përkundrazi, vazhdon ta forcojë VMRO-DPMNE-në me gënjeshtra për kinse “deshqiptarizim”, duke frikësuar popullin e vet me përralla boshe. Por shqiptarët nuk janë naivë! Ata e dinë fare mirë që “Qeveria e Përzhinës” i duhet BDI-së vetëm për një arsye: për të shpëtuar krimin e Ali Ahmetit dhe për të fshehur dosjet që po i dalin përditë!

Sot, BDI ngjan me një nxënës të trembur që ka harruar detyrat e shtëpisë dhe vrapon nga një cep në tjetrin duke kërkuar shpëtim, sepse e di mirë që pa kontroll mbi MPB-në dhe institucionet shtetërore nuk është asgjë. Por koha e shantazheve ka përfunduar! Në zgjedhje të ndershme dhe demokratike, VLEN jo vetëm që do ta fshijë BDI-në nga harta politike, por më në fund do ta dërgojë aty ku e ka vendin prej kohësh, në histori”, tha VLEN.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2025 11:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media