Tentoi të godasë policët me furgon – Policia e Kosovës shtie me armë në Han të Elezit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 10:30

Tentoi të godasë policët me furgon – Policia e Kosovës shtie me armë në Han të Elezit

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën kufitare në Han të Elezit, ku një person dyshohet se ka tentuar të godasë zyrtarët policorë me furgonin që po drejtonte. Ngjarja ka çuar në përdorimin e armës zyrtare nga njëri prej policëve në terren.

Rasti është konfirmuar nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Rexhep Sjarina, i cili ka bërë të ditur se është shtënë një herë me armë zyrtare, pa shkaktuar lëndime.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari kishte shpërfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, pasi dyshohet se në automjet kishte mallra të kontrabanduara, me vlerë të përllogaritur rreth 4 mijë euro.

Personi është arrestuar, ndërsa për incidentin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me urdhër të prokurorit, hetimet për rastin janë iniciuar dhe po zhvillohen nga njësitet e Policisë në Ferizaj.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 10:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?