Përjashtohen deputetët e ASH-së nga komisionet kuvendore –emërohen përfaqësues të VLEN-it!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 11:16

Përjashtohen deputetët e ASH-së nga komisionet kuvendore –emërohen përfaqësues të VLEN-it!

Në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që do të mbahet sot, pritet të miratohen propozim-vendimet e djeshme të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, me të cilat deputetët e Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari do të përjashtohen nga përbërja e komisioneve kuvendore – si anëtarë dhe zëvendës-anëtarë, shkruan Flaka Media

Në vend të tyre, do të emërohen deputetë të koalicionit VLEN, i cili tashmë përfaqëson pjesën tjetër të Aleancës për Shqiptarët që ka hyrë në shumicën e re qeverisëse.

Përbërja e komisioneve në Kuvend përcaktohet sipas përfaqësimit proporcional të grupeve parlamentare, varësisht nga numri i deputetëve që ka secili subjekt politik. Me ndryshimet në përbërjen e shumicës dhe realinjimin e deputetëve shqiptarë, kjo lëvizje vjen si pasojë e përditësimit të balancës së re politike në Kuvend.

Ky zhvillim përforcon pozicionin e VLEN-it në legjislativ, ndërkohë që e dobëson më tej ASH-në e Taravarit, e cila tashmë ndodhet në opozitë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 11:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media