Mickoski hesht për përfshirjen e PDSH-së në shumicën parlamentare

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Qershor, 2025 14:45

Mickoski hesht për përfshirjen e PDSH-së në shumicën parlamentare

Pas largimit të Arben Taravarit nga qeveria, disa poste në eshalonin e parë qeveritar ende nuk janë plotësuar, raporton TV21. Pas emërimeve të Azir Aliut si ministër i Shëndetësisë dhe Albrim Hoxhës si zv/ministër i Bujqësisë, pozita e zv/ministrit të Mbrojtjes vazhdon të mbetet e lirë. Këtë post e mbante më parë Elfete Ismaili nga ASH-Taravari.

Në lidhje me mundësinë që PDSH-ja e Menduh Thaçit të bëhet pjesë e shumicës parlamentare në këmbim të këtij posti, kryeministri Dimitar Mickoski tha:

“Nuk do të mund të thosha, për shkak se asgjë nuk është sigurt, asgjë nuk është përfundimtare. Kur të jetë përfundimtare, mediumet dhe publiku do të informohen,” u shpreh shkurt Mickoski.

Qytetarët dhe mediat mbeten në pritje të vendimeve të reja lidhur me ndryshimet në strukturën e qeverisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Qershor, 2025 14:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media