Ulet përfaqësimi shqiptar në Komisionin për Diabetin, vendimi parë i ministrit Azir Aliu

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 12:24

Ulet përfaqësimi shqiptar në Komisionin për Diabetin, vendimi parë i ministrit Azir Aliu

Për të siguruar trajtim të përshtatshëm për pacientët me diabet mellitus, siç thuhet, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të formojë Komisionin Kombëtar për Diabetin, i cili do të përbëhet nga ekspertë të fushës së endokrinologjisë dhe pediatrisë:

  • Prof. Dr. Ivica Smokovski, specialist i mjekësisë interne dhe subspecialist në endokrinologji nga Klinika Universitare për Endokrinologji – kryetar;
  • Dr. Irfan Ahmeti, docent dhe specialist i mjekësisë interne, subspecialist në endokrinologji nga e njëjta klinikë – anëtar;
  • Prof. Dr. Aleksandra Lančevska, specialiste në pediatri nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – anëtare;
  • Prof. Dr. Valentina Velkoska Nakova, specialiste në mjekësi interne dhe endokrinologji nga Spitali Klinik në Shtip – anëtare;
  • Prof. Dr. Iskra Bitovska, specialiste në mjekësi interne dhe endokrinologji nga Klinika Universitare për Endokrinologji – anëtare.

Qëllimi i këtij komisioni është përmirësimi i kujdesit shëndetësor për pacientët me diabet, përmes vendimeve profesionale dhe udhëzimeve shkencore, thuhet në vendimin që ka siguruar Flaka.

Në përbërjen e re të Komisionit Kombëtar për Diabetin, vihet re një ndryshim i dukshëm në përfaqësimin etnik. Kryetar i mëparshëm, Taner Hasan, i cili ishte shqiptar, është zëvendësuar nga Ivica Smilkovski, maqedonas.

Me këtë ndryshim, përfaqësimi shqiptar në komision është reduktuar – tani në bord mbetet vetëm një shqiptar, ndërsa është shtuar një anëtar i ri maqedonas, duke e shtuar më tej dominimin etnik maqedonas në këtë trupë profesionale. Ky ndryshim ka ngritur pikëpyetje për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë në institucionet shëndetësore.

Kjo çështje rikthen në vëmendje nevojën për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në të gjitha strukturat publike, veçanërisht kur bëhet fjalë për komisione me ndikim në politikat shëndetësore. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 12:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media