22 denarë për kilometër, më lirë se taxi! Shërbimi “Car sharing Avant2go”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:44

22 denarë për kilometër, më lirë se taxi! Shërbimi “Car sharing Avant2go”

Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe Ministrja për Energjetikë në Qeveri erdhën me makinë elektrike. Këto makina nga qershori do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe janë pjesë e shërbimit të parë të ndarjes së makinave plotësisht elektrike Car Sharing Avant2Go në vendin tonë. Veturat i provuam edhe ne.

“Nëse doni të merrni me qera një veturë të këtillë elektrike, kilometri do të ju kushtoj 22 denarë, ndërsa minuti 6 denarë, në dispozicion janë 100 vetura , në 40 deri 60 lokacione”, raporton Almedina Ismajli, gazetare e TV21.

Përdorimi i automjeteve plotësisht elektrike do të thotë zero emetime të gazrave të dëmshëm, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ajrit, veçanërisht në zonat urbane. Automjetet elektrike janë dukshëm më të qeta se automjetet klasike, dhe sipas standardeve botërore, një automjet Car-Sharing zëvendëson 10 deri në 15 automjete private, theksoi Zv/kryeministri Izet Mexhiti.

Ministrja për Energjetikë Sanja Bozhinovska tha se car sharing është më ekonomike se taksi, andaj ia rekomandoi studentëve.

Themeluesi i projektit Avant2Go Matej Cer tha se për dy tre vite në Maqedoni do të ketë deri në 1.000 makina elektrike në shërbim të qytetarëve, edhe atë edhe nëpër qytetet e tjera.

Avant2Go është një shërbim i car-sharing që ofron vetura 100% elektrike për përdorim të përkohshëm. Përdoruesit mund të rezervojnë dhe përdorin veturat për periudha të ndryshme kohore, duke paguar vetëm për kohën e përdorimit. Automjetet janë në pronësi të kompanisë Avant2Go Car-Sharing – Macedonia, dhe do të mund t’i siguroni me një aplikacion, i cili mund të shkarkohet duke filluar nga sot.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?