Shkup, 10 maj 2025 – Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ku një nxënëse e shkollës fillore ka dhënë gjithsej 25.000 euro shokëve të klasës për të mbrojtur vëllain e saj të vogël nga sulmet fizike, shkruan Flaka.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar në orën 00:30 të datës 9 maj në SPB-Shkup, nga babai 52-vjeçar i vajzës. Ai ka deklaruar se vajza e tij e mitur, e cila ndjek mësimet në një shkollë fillore në këtë zonë, është kërcënuar për një kohë të gjatë nga dy bashkëmoshatarë se nëse nuk u jepte para, do ta sulmonin vëllain e saj të vogël, i cili vuan nga probleme shëndetësore.
E ndodhur nën presion të vazhdueshëm dhe frikësuar për vëllain, vajza ka marrë para nga shtëpia në disa raste, duke u dhënë shokëve të klasës një shumë totale prej 25.000 euro.
MPB njofton se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të identifikuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë veprim alarmues. Rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në shkolla dhe ndikimin e presioneve sociale tek fëmijët.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Maj, 2025 16:32
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.