28 janari, ditëlindja e Ismail Kadaresë: homazh për ikonën e letërsisë shqipe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Janar, 2026 18:01 Përditësuar

28 janari, ditëlindja e Ismail Kadaresë: homazh për ikonën e letërsisë shqipe

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi letrare të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare dhe atë botërore.

Kadare kreu arsimin e mesëm në vendlindje dhe më pas studioi Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në vitin 1958. Studimet i vazhdoi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”, ku qëndroi për dy vjet (1958–1960).

Ai konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe një nga figurat më të shquara të letërsisë bashkëkohore botërore. Ismail Kadare u nominua disa herë për Çmimin “Nobel” në Letërsi dhe është autori shqiptar më i përkthyer në botë, me vepra të botuara në mbi 45 gjuhë të huaja.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi herët si poet, që në vitet e gjimnazit, me vëllimet “Frymëzimet djaloshare” (1954) dhe “Ëndërrimet” (1957). U bë i njohur gjerësisht me librin poetik “Shekulli im” (1961), të cilit i pasuan vëllime të tjera si “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976).

Në prozë, Kadare la gjurmë të pashlyeshme me romane dhe novela që trajtojnë historinë, identitetin dhe shpirtin e popullit shqiptar. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Ura me tri harqe”, “Pallati i ëndrrave” dhe “Qyteti pa reklama”, roman i cili u botua i plotë vetëm në vitin 2003.

Në vjeshtën e vitit 1990, Ismail Kadare u vendos në Paris, duke e arsyetuar largimin nga Shqipëria me mungesën e reformave demokratike. Pas kësaj periudhe, krijimtaria e tij u shndërrua në një nga shprehjet më të fuqishme të identitetit kulturor shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Kadare ishte laureat i dhjetëra çmimeve prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize”, ndërsa në vitin 2012 u nderua me çmimin spanjoll “Princi i Asturias për Letërsi”. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK-ut.

Ismail Kadare u dekorua me “Nderin e Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe me “Legjionin e Nderit” nga shteti francez. Me veprën e tij, ai e bëri Shqipërinë të njohur në botë përmes letërsisë, historisë dhe kulturës së saj.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Janar, 2026 18:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?