69 pacientë ende po trajtohen jashtë vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:23

69 pacientë ende po trajtohen jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot për momentin 69 pacientë po trajtohen jashtë vendit dhe nuk ka ndonjë ndryshim në gjendjen e tyre, krahasuar me ditët e mëparshme. Gjendja e pacientëve që janë në gjendje kritike gjithashtu mbetet e pandryshuar.

“Për momentin në institucionet shëndetësore në Shkup po trajtohen 15 pacientë edhe atë: në Klinikën kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” – 6 pacientë, në Klinikën e kirurgjisë plastike – 4 pacientë të ardhur mbrëmë nga jashtë vendit, në Klinikën e toksikologjisë ka dy pacientë (njëri i transferuar më herët nga Klinika kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” dhe një tjetër që ka ardhur gjatë natës nga Spanja), një pacient është i hospitalizuar në Klinikën e pulmologjisë, derisa në spitalin “Sistina” po trajtohen dy pacientë. Të gjithë pacientët që po trajtohen në institucionet tona janë në gjendje të qëndrueshme”, thonë nga Ministria.

Në komunikatë theksohet se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ndjekë me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, e përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan.

Ndryshe në zjarrin më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e kanë humbur 60 persona, ndërsa u lënduan rreth 200 persona.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?