Gjesti i liruar nga paraburgimi një javë pas arrestimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Mars, 2026 16:19

Gjesti i liruar nga paraburgimi një javë pas arrestimit

Këngëtari i njohur kosovar, Besart Kelmendi, është liruar nga paraburgimi një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë.

Gjesti ishte ndaluar më herët nën dyshimin për “armëmbajtje pa leje” dhe ishte dërguar fillimisht në mbajtje për 48 orë. Më pas, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar paraburgim një mujor me kërkesë të Prokurorisë. Sipas akuzave, ai dyshohej për veprat penale: “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Megjithatë, burime bëjnë të ditur se pas një jave qëndrimi në paraburgim, masa e sigurisë është ndryshuar dhe Gjesti është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt. Rasti pritet të vazhdojë në organet e drejtësisë.

Sipas avokatëve, paraburgimi nuk ka qenë masë proporcionale sipas nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë. Gjykata Themelore ka nxjerrë aktvendimin për ndërprerjen e paraburgimit, ndërsa ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.

Flaka

62

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Mars, 2026 16:19
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
62

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë