Pini kafe sapo zgjoheni? Ja pse mund të jetë më mirë të prisni pak
Nëse filxhani i kafesë është gjëja e parë që konsumoni pasi zgjoheni, ndoshta ia vlen të prisni pak. Sipas një qasjeje të propozuar nga Steven Miller, student doktorature në neuroshkencë, koha më e përshtatshme për kafenë e mëngjesit mund të jetë rreth orës 09:30–11:30.
Arsyetimi lidhet me ritmin natyror të trupit dhe mënyrën se si ndryshon vigjilenca gjatë ditës. Në orët e para pas zgjimit, organizmi është natyrshëm më vigjilent, ndaj kafeina mund të mos japë domosdoshmërisht përfitimin maksimal në atë moment.
Pse të prisni disa orë?
Ideja është që kafeina të përdoret në momentin kur vigjilenca natyrore fillon të bjerë, në vend që të konsumohet automatikisht sapo të hapim sytë.
Sipas kësaj qasjeje, përshtatja e konsumimit të kafesë me ritmin biologjik mund të ndihmojë edhe në kufizimin e zhvillimit të tolerancës ndaj kafeinës.
Megjithatë, nuk ekziston një orar universal që funksionon njësoj për të gjithë. Ritmi biologjik ndryshon nga personi në person dhe ndikohet nga ora e zgjimit, gjumi dhe rutina ditore.
Prandaj, nëse zakonisht e pini kafenë menjëherë pas zgjimit, mund të provoni ta shtyni për pak më vonë dhe të shihni se si ndikon kjo në energjinë dhe përqendrimin tuaj.
Flaka













