Vaji i ullirit është i shëndetshëm, por ja kur duhet të bëni kujdes
Vaji i ullirit është një nga produktet më të përdorura në kuzhinë dhe njihet për përmbajtjen e yndyrave të pangopura dhe përbërësve antioksidues. Megjithatë, mënyra e zgjedhjes dhe përdorimit të tij ka rëndësi.
Ekspertët rekomandojnë që gjatë blerjes të kontrolloni etiketën dhe të preferoni vaj ekstra të virgjër, ndërsa ruajtja në shishe të errët ndihmon në mbrojtjen e vajit nga drita.
Një tjetër këshillë është të mos e përdorni në temperatura shumë të larta për periudha të gjata. Vaji i ullirit mund të përdoret në gatim, por për temperaturat shumë të larta dhe skuqjen e thellë duhet pasur kujdes, pasi nxehtësia mund të ndikojë në cilësinë dhe përbërjen e tij.
Edhe përdorimi në skarë kërkon vëmendje. Në temperatura shumë të larta vaji mund të digjet dhe të krijojë tym, ndaj mund të jetë më praktike që vaji ekstra i virgjër të shtohet pas gatimit.
Sa i përket kujdesit për lëkurën, vaji i ullirit mund të jetë hidratues, por nuk është zgjedhja ideale për çdo lloj lëkure, veçanërisht për persona me lëkurë të prirur ndaj akneve. Për probleme të vazhdueshme të lëkurës, dermatologu mund të rekomandojë produktin e përshtatshëm.
Flaka












