Gerrard: “Do të sakrifikoja shumë për të luajtur nën drejtimin e Klopp”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Tetor, 2026 15:50

Gerrard: “Do të sakrifikoja shumë për të luajtur nën drejtimin e Klopp”

Steven Gerrard ka zbuluar se do të kishte bërë një zgjedhje tjetër në fund të karrierës së tij te Liverpooli, nëse do ta dinte se Jürgen Klopp do të merrte drejtimin e klubit.

Legjenda e Liverpoolit u largua nga Anfield në vitin 2015, ndërsa vetëm disa muaj më vonë Klopp u emërua trajner i skuadrës. Gerrard tha se, po ta kishte ditur këtë më herët, do të kishte rrezikuar dhe do të kishte qëndruar për të fituar besimin e trajnerit gjerman.

“Do të sakrifikoja shumë gjëra, profesionalisht dhe personalisht, për të pasur mundësinë të luaja për Jürgen Klopp. Nëse do ta dija se ai do të vinte, do të kisha qëndruar dhe do të kisha marrë rrezikun”, u shpreh Gerrard.

Ai pranoi se, në retrospektivë, do të kishte qëndruar te Liverpooli, edhe pse në atë kohë kishte vendosur të largohej për shkak të pasigurisë rreth rolit që do të kishte në skuadër.

Flaka

1

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Tetor, 2026 15:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut