“U kërkoj falje tifozëve, gabova me deklaratat e mia”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Tetor, 2026 13:08

“U kërkoj falje tifozëve, gabova me deklaratat e mia”

Julián Álvarez u ka kërkuar falje tifozëve të Atlético Madridit për deklaratat e bëra gjatë verës, kur shprehu dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Sulmuesi argjentinas pranoi se kishte gabuar si në mënyrën e të shprehurit, ashtu edhe në momentin kur i bëri deklaratat, duke thënë se e kupton zemërimin e tifozëve.

“Dëshiroja t’u kërkoja falje tifozëve tanë për fjalët e mia gjatë Botërorit. Ishte një gabim nga ana ime, si mënyra se si i thashë, ashtu edhe momenti. E kuptoj zemërimin e tyre. Edhe unë do të isha zemëruar po të isha tifoz”, deklaroi Álvarez për Movistar.

Argjentinasi falënderoi gjithashtu bashkëlojtarët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se po ndihet gjithnjë e më mirë, si fizikisht, ashtu edhe me topin.

“Shpresoj që përmes punës dhe përulësisë ta përmirësoj këtë situatë”, përfundoi sulmuesi, i cili synon të rifitojë besimin e tifozëve të Atlético Madridit.

Flaka

60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Tetor, 2026 13:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut