Gonçalo Ramos kërkon vendin e titullarit te Portugalia: “Unë e meritoj të luaj”
Sulmuesi portugez Gonçalo Ramos ka bërë të qartë se dëshiron të jetë titullar i rregullt te Përfaqësuesja e Portugalisë, duke besuar se paraqitjet dhe golat e tij e justifikojnë një vend në formacionin bazë.
Në një intervistë për emisionin “Soltinhos pelo Mundo” në Canal 11, futbollisti i Milanit foli edhe për mundësinë e aktivizimit së bashku me Cristiano Ronaldon.
“E respektojmë statusin e Cristianos, por mendoj se mund të luajmë më shpesh së bashku. Forma ime e mirë dhe golat mund të shpërblehen pa qenë e nevojshme të largohet Cristiano nga formacioni”, u shpreh Ramos.
25-vjeçari nuk e fshehu zhgënjimin për minutat e pakta që mori nën drejtimin e Roberto Martínez në dy turnetë e mëdha, Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026.
“Nuk kam asnjë mëri ndaj Roberto Martínezit, por unë e humba Euro 2024. Luajta vetëm 15 minuta kundër Gjeorgjisë, në një ndeshje që nuk vendoste asgjë. Në Botërorin 2026 shënova kundër Kroacisë, por më pas pothuajse nuk luajta fare. E di që mund të ndihmoja shumë. Humbas dy kompeticione të mëdha që nuk do të kthehen më”, deklaroi sulmuesi.
Ramos kërkon tashmë më shumë hapësirë në përfaqësuese dhe beson se ka dëshmuar se meriton një rol më të rëndësishëm në repartin ofensiv të Portugalisë.
Flaka













