Cristiano Ronaldo ka njoftuar fundin e karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë, duke i dhënë fund një kapitulli historik që zgjati plot 23 vite.
Ylli portugez e bëri të ditur vendimin përmes një letre emocionuese drejtuar popullit portugez, në të cilën shprehu krenarinë për gjithçka që arriti duke përfaqësuar vendin e tij.
Ronaldo theksoi se largohet me kokën lart, pasi beson se ka dhënë gjithçka për Portugalinë. Ai gjithashtu bëri të qartë se, edhe pse nuk do ta veshë më fanellën e kombëtares, do të vazhdojë të vuajë, të emocionohet dhe të festojë çdo fitore të saj.
“Fitorja ime më e madhe ishte nderi për të përfaqësuar vendin më të mirë në botë”, shkroi Ronaldo në mesazhin e tij.
Në fund, 41-vjeçari falënderoi të gjithë për 23 vitet e mbështetjes dhe kujtoi ëndrrën që nisi si një fëmijë në Madeira, duke vrapuar pas topit.
“Portugalia do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Përgjithmonë”, ishte mesazhi i tij prekës për mbylljen e këtij kapitulli.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Nëntor, 2026 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.