Edhe 10 ditë, obligohemi për pajisja dimërore në automjete, ja cilat janë rregullat

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 08:48

Edhe 10 ditë, obligohemi për pajisja dimërore në automjete, ja cilat janë rregullat

Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha gjatë së cilës automjetet në Maqedoninë e Veriut duhet të posedojnë pajisje dimërore, në përputhje me Rregulloren për pajisjet e detyrueshme të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas rregullave, për automjetet me masë të lejuar deri në 3.500 kilogramë, pajisje dimërore konsiderohen:

  • Gomat dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash.
  • Gomat verore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, nëse automjeti posedon zinxhirë bore me madhësi adekuate për rrotat tërheqëse ose pajisje të tjera përkatëse.

Për automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4), kërkesat janë të ndryshme:

  • Gomat dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 6 milimetrash.
  • Gomat verore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, nëse automjeti posedon zinxhirë bore për rrotat tërheqëse.

Te automjetet 4×4 me tërheqje të përhershme, zinxhirët duhet të jenë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa te ato me tërheqje të kyçshme, duhet të jenë për boshtin që është vazhdimisht aktiv.

Për automjetet me masë të lejuar mbi 3.500 kilogramë, pajisje dimërore konsiderohen gomat dimërore në rrotat tërheqëse, me thellësi minimale të profilit prej 6 milimetrash.

Lejohen edhe gomat verore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, nëse automjeti posedon zinxhirë bore me madhësi adekuate për rrotat tërheqëse ose pajisje të tjera përkatëse.

Autobusët dhe automjetet e rënda transportuese që, për arsye teknike, nuk mund të vendosin zinxhirë bore në rrotat tërheqëse, duhet të kenë goma dimërore në rrotat tërheqëse dhe një lopatë si pajisje ndihmëse.

Goma dimërore konsiderohen ato që në pjesën anësore kanë shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” ose simbolin e flokut të borës në një mal të stilizuar me tri maja.

Sipas rregullores në fuqi, në komunikacionin rrugor është i ndaluar përdorimi i gomave me gozhda metalike.

MPB u bën apel qytetarëve që ta respektojnë detyrimin ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të papenguar dhe të sigurt në rrugë gjatë kushteve dimërore. Gazeta Flaka

14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 08:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut