Mbrojtja e shkabës egjiptiane, MED përfshihet në projektin pesëvjeçar ndërkombëtar

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 09:55

Mbrojtja e shkabës egjiptiane, MED përfshihet në projektin pesëvjeçar ndërkombëtar

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MED) do të marrë pjesë gjatë pesë viteve të ardhshme në projektin ndërkombëtar „Rikthimi i sigurt i shkabës egjiptiane“ (LIFE EV Safe Return), i bashkëfinancuar nga programi LIFE i Bashkimit Evropian.

Projekti, i koordinuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, përfshin 15 institucione dhe organizata partnere nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika. Qëllimi është mbrojtja e vendeve të folezimit, rrugëve të migrimit dhe zonave të dimërimit të shkabës egjiptiane (Neophron percnopterus), e njohur në vendin tonë edhe si kanja.

Kjo specie e rrezikuar çdo vjeshtë përshkon më shumë se 5.000 kilometra nga Ballkani drejt Afrikës, duke u përballur me rreziqe si helmimi, gjuetia e paligjshme dhe goditjet elektrike nga linjat e pasigurta të energjisë.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar rreth 10 çifte folezuese, të cilat gjenden në Grykën e Demir Kapisë, rajonin e Tikveshit, Mariovë dhe luginën e Bregallnicës. Në nivel të Ballkanit, në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Greqi dhe Shqipëri janë evidentuar gjithsej rreth 50 çifte folezuese.

„Si organizatë partnere në projekt, MED do të monitorojë numrin e kanjave në Maqedoni, do të punojë për identifikimin dhe eliminimin e kërcënimeve të drejtpërdrejta, si dhe do të forcojë bashkëpunimin me popullsinë lokale dhe përfshirjen e saj në përpjekjet për mbrojtje“, deklaroi Metodija Velevski, ornitolog dhe drejtor i programeve në MED.

Aktivitetet do të përqendrohen në parandalimin e helmimit dhe gjuetisë së paligjshme, zvogëlimin e rrezikut nga goditjet elektrike dhe sigurimin e burimeve të sigurta të ushqimit. Në Bullgari dhe Greqi, të paktën 40 shkaba egjiptiane, të rritura në kopshte zoologjike ose të shpëtuara nga natyra, do të lëshohen në habitatet e tyre dhe do të monitorohen përmes transmetuesve GPS.

Projekti parasheh edhe bashkëpunim me komunitetet lokale, blegtorët, gjuetarët dhe veterinerët, si dhe programe edukative në pesë vende, të cilat do të përfshijnë mbi 4.000 nxënës, mësimdhënës dhe të rinj të angazhuar në mbrojtjen e natyrës.

Pjesëmarrja e MED-it plotëson aktivitetet e deritanishme për mbrojtjen e kësaj specie, përfshirë projektet „BalkanDetox“ dhe „Egyptian Vulture New LIFE“, si dhe iniciativën „Tela të sigurta për shpendët e rrezikuar“, përmes së cilës punohet në zvogëlimin e rrezikut nga goditjet elektrike dhe përplasjet me infrastrukturën energjetike.

14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 09:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut