VMRO-DPMNE kërkon sqarime nga Pendarovski për investimin në Vllae dhe grantin prej 620 mijë eurosh

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 09:48

VMRO-DPMNE kërkon sqarime nga Pendarovski për investimin në Vllae dhe grantin prej 620 mijë eurosh

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj një statusi të ish-presidentit Stevo Pendarovski në Facebook, duke pretenduar se ai praktikisht ka konfirmuar se bëhet fjalë për objektin në Vllae, i cili lidhet me familjen e ish-drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erold Musliu.

„Në vend që të japë përgjigje konkrete, Pendarovski u përpoq ta zhvendosë vëmendjen përmes kundërsulmeve politike. Megjithatë, pyetjet kryesore mbeten pa përgjigje“, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti pretendojnë se në Vllae po ndërtohet një objekt banesor, ku si investitore përmendet Afrodita Musliu, bashkëshortja e Erold Musliut, të cilin Pendarovski e emëroi drejtor të Agjencisë së Inteligjencës në vitin 2019.

VMRO-DPMNE kërkon sqarime lidhur me burimin e mjeteve financiare për investimin, duke ngritur pikëpyetje nëse të ardhurat familjare të deklaruara të familjes Musliu përputhen me vlerën e projektit. Partia kërkon gjithashtu të sqarohet nëse ekzistojnë lidhje afariste ose financiare ndërmjet Pendarovskit dhe Musliut që kanë të bëjnë me këtë investim.

Në reagim përmendet edhe një grant prej 620 mijë eurosh, të cilin, sipas VMRO-DPMNE-së, Afrodita Musliu e ka marrë në vitin 2024 nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga LSDM-ja. Sipas partisë, qeveria kishte lidhur memorandum me një konsorcium të organizatave joqeveritare, themeluese e të cilit ishte bashkëshortja e Erold Musliut.

„Pendarovski dhe Erold Musliu publikisht duhet të përgjigjen se kush e financon ndërtimin e objektit banesor në Vllae dhe nga cilat burime vijnë mjetet për këtë investim. Gjithashtu, duhet të sqarohet nëse granti prej 620 mijë eurosh është ndarë dhe shfrytëzuar në përputhje me procedurat dhe kriteret ligjore“, thuhet në komunikatë.

VMRO-DPMNE u bën thirrje institucioneve kompetente që të kontrollojnë të dhënat përkatëse financiare dhe pronësore, si dhe të shqyrtojnë nëse ka pasur konflikt të mundshëm interesi.

Në fund të reagimit, partia kritikon edhe udhëheqësinë e LSDM-së, duke përmendur pretendime për investime dhe pasuri të personave të afërt me këtë parti, përfshirë ndërtimin e objekteve në Dubai, investimet në kompani ajrore dhe energji fotovoltaike.

Deri në këtë reagim, pretendimet e paraqitura nga VMRO-DPMNE mbeten akuza politike dhe kërkesa për sqarim, ndërsa në komunikatë nuk paraqiten prova që do t’i vërtetonin ato. Gazeta Flaka

23

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 09:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
23

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“