Ish-trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka folur për herë të parë në detaje rreth largimit nga klubi londinez, duke kritikuar mënyrën se si u trajtua nga mediat angleze gjatë periudhës së tij në Stamford Bridge.
Në një intervistë për revistën franceze “So Foot”, të publikuar nga “Sport Witness”, Rosenior u shpreh se mediat talleshin me mënyrën e tij të të folurit, veshjen dhe udhëzimet që i kishte shkruar Alejandro Garnachos në një letër gjatë ndeshjes kundër PSG-së.
“Rrobat që vishja u kthyen në objekt talljeje, ashtu si mënyra se si flisja. Unë nuk jam objekt talljeje!”, deklaroi Rosenior.
Ai e cilësoi periudhën te Chelsea si përvojën më të mirë dhe njëkohësisht më të vështirën e jetës së tij, duke shtuar se një ditë do të tregojë se çfarë ndodhi në të vërtetë.
Rosenior u shkarkua në prill, pas një serie rezultatesh negative, ndërsa tani është në krye të Paris FC.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Nëntor, 2026 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.