Mickoski: “One Stop Shop” afron dy vendet, lehtëson udhëtimet dhe hap mundësi të reja për turizmin

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Nëntor, 2026 15:22

Mickoski: “One Stop Shop” afron dy vendet, lehtëson udhëtimet dhe hap mundësi të reja për turizmin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar sistemin e integruar kufitar “One Stop Shop” si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, duke theksuar se përfitimet do të ndihen në qarkullimin e qytetarëve, transportin dhe turizmin.

Gjatë promovimit të sistemit në pikën kufitare të Qafë Thanës, në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama, Mickoski tha se ky mekanizëm do të lehtësojë kalimin e kufirit për miliona udhëtarë që lëvizin çdo vit ndërmjet dy vendeve.

“Është kënaqësi që po e nisim këtë mënyrë bashkëpunimi mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, sepse sistemi ‘One Stop Shop’ do ta lehtësojë transportin e udhëtarëve. Në këtë pikë kufitare kalojnë çdo vit disa miliona udhëtarë dhe në këtë mënyrë do t’i afrojë edhe më shumë dy vendet që tashmë janë të afërta”, deklaroi Mickoski.

Ai paralajmëroi se modeli i ri i kontrolleve të përbashkëta duhet të shtrihet edhe në vendkalimet e tjera kufitare me Shqipërinë, me qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve.

Një vëmendje të veçantë Mickoski i kushtoi edhe potencialit turistik që mund të përfitojë nga lehtësimi i qarkullimit kufitar. Sipas tij, bashkëpunimi i ri mund të ndikojë në rritjen e vizitave turistike në të dyja anët e kufirit.

“‘One Stop Shop’ do të sjellë vlerë të shtuar edhe në aspektin e rritjes së turizmit dhe potencialit turistik që kanë të dyja vendet. Kur flas për të dyja vendet, kam parasysh bregdetin e Ohrit, Ohrin dhe Strugën, si dhe komunat e tjera që gravitojnë drejt tyre dhe natyrisht detin në Shqipëri”, theksoi kryeministri.

Në fjalën e tij, Mickoski e përshëndeti edhe Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke uruar shqiptarët dhe duke e cilësuar këtë datë si të rëndësishme për një shtet multietnik, siç është Maqedonia e Veriut.

Ai falënderoi institucionet dhe ekipet që kontribuuan në realizimin e projektit, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për kryeministrin Edi Rama për mbështetjen personale në realizimin e tij.

Sistemi “One Stop Shop” synon të mundësojë kontrolle të përbashkëta nga autoritetet kufitare të të dyja vendeve në një pikë të vetme, duke reduktuar procedurat e dyfishta dhe kohën e pritjes për udhëtarët dhe transportuesit.

Flaka

39

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Nëntor, 2026 15:22
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
39

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë