Courtois kritikon vlerësimin për portierët: Çfarë duhet të bëjmë për ta fituar Topin e Artë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2026 17:23

Courtois kritikon vlerësimin për portierët: Çfarë duhet të bëjmë për ta fituar Topin e Artë

Thibaut Courtois ka shprehur pakënaqësinë e tij për mundësitë e pakta që kanë portierët për të fituar çmimin prestigjioz të Topit të Artë.

Portieri belg i Real Madridit theksoi se është e vështirë për një gardian të fitojë këtë çmim, pavarësisht paraqitjeve të jashtëzakonshme që mund të zhvillojë gjatë sezonit.

“Një portier mund ta fitojë Topin e Artë, por nuk jam i sigurt se çfarë duhet të bëjë konkretisht për ta arritur këtë”, u shpreh Courtois.

Ai përmendi edhe Manuel Neuerin, i cili përfundoi në vendin e tretë në vitin 2014, si dhe renditjen e tij në vitin 2022, kur fitoi Karim Benzema.

“Benzema e meritonte çmimin, por mendoj se unë duhej të renditesha më lart”, shtoi belgu.

Courtois theksoi gjithashtu se paraqitjet e portierëve shpesh mbeten në hije nga golat e sulmuesve, duke nënvizuar se një skuadër e madhe nis gjithmonë nga një portier i mirë.

Ai vuri në pikëpyetje edhe mundësitë e tij për të marrë vota kur në të njëjtën skuadër luajnë yje si Vinícius Júnior, Jude Bellingham, Kylian Mbappé dhe Arda Güler.

Flaka

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2026 17:23
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë