Mickoski: Dy vitet e ardhshme do të jenë sfiduese, por do t’i realizojmë obligimet e marra
Në seancën e Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, u ndal te buxheti për vitin e ardhshëm dhe sfidat që priten. Dy vitet e ardhshme do të jenë mjaft sfiduese, në kuptimin se është e nevojshme të kthehen, të rifinancohen borxhet e vjetra dhe të kthehet kamata, si dhe të financohen deficiti buxhetor dhe investimet kapitale, në vlerë prej rreth 5 miliardë eurosh.
Nuk flas për shpenzime më të mëdha, por për shpenzime ku deficiti buxhetor do të jetë deri në 3,5% të PBB-së. Ky është vërtet një nivel i mirë, duke pasur parasysh gjendjen në vendet e tjera të Evropës. Italia dhe Franca, për shembull, janë mbi 5-6%. Duhet të dilni në tregun financiar ndërkombëtar dhe të kërkoni para.
Në kohën e pandemisë së koronavirusit, bota thoshte se “ishte më lehtë sepse shtypeshin para”, ndërsa tani nuk kemi një likuiditet të tillë. Kjo do të thotë se kjo paraqet presion dhe sfidë shtesë për ne, por jemi të bindur se do t’i sigurojmë mjetet e nevojshme dhe njëkohësisht duhet të sigurojmë likuiditetin e vazhdueshëm për projektet në vijim, tha MickoskiMickoski theksoi se është i bindur se, pavarësisht sfidave, obligimet e marra nga Qeveria, duke theksuar këtu marrëveshjet kolektive në shëndetësi, arsim, administratë, gjyqësor dhe prokurori, do të realizohen, përfshirë edhe rritjen e pensioneve dhe transfereve sociale.Sa u përket transfereve sociale, kemi një çështje për të cilën do të duhet të komunikojmë më shpesh. Kemi realizuar një revizion me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Përafërsisht kemi rreth 4.000 përfitues të NGM-së, përkatësisht Ndihmës së Garantuar Minimale dhe Sigurisë Sociale, të cilët nuk kanë pasur të drejtë ta shfrytëzojnë atë.
Kur kjo të përkthehet në para, arrijmë në gjysmë miliard denarë. Ndërsa pjesën tjetër, tani po e shqyrtojnë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke i krahasuar bazat e të dhënave, për të parë nëse ata persona që janë përfitues gjenden këtu dhe nëse vërtet duhet të jenë përfitues. Tani, paramendoni, gjysmë miliard denarë shkojnë çdo vit aty ku nuk duhet të shkojnë. Dhe do ta përsëris, këtu bëhet fjalë për përbërje të ndryshme etnike, nga Dibra deri në Dellçevë, nga Gjevgjelia deri në Kumanovë. Kudo në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo ka qenë sistematike, theksoi Mickoski.
Flaka















