Telma: ”Privohet Ixhet Memeti”
Televizioni Telma sa po publikoi lajmin që është arrestuar Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik, transmeton Flaka
Televizioni pret që lajmi të konfirmohet nga organet e rendit, ndërkohë që mësohet që me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë bastisje në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, në Tetovë, si dhe në vendet zyrtare të Prokurorisë.
Dyshohet se Memeti së bashku me gjykatësin Nake Gorgiev kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e komunës së Novosellës Boro Petrushevski, i cili ndodhet në paraburgim.
Ixhet Memeti u betua si anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve në dhjetor të vitit 2020. Memeti ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Ai është gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, gjykatës kushtetues dhe këshilltar shtetëror në Qeveri. Ka qenë edhe anëtar i komisionit shtetëror për listat zgjedhore në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe anërat i trupit koordinues për parandalimin e krizës së vitin 2001.
Nake Gjorgiev është arrestuar dje, pasi është kapur me ryshfet prej 10.000 euro para të markuara. Sipas informacioneve, dyshimi është se gjyqtari Georgiev ka premtuar masa lehtësuese në procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev, i cili është arrestuar sërish, kësaj radhe për kontrabandë me lëndë narkotike.
Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjykatësit Nake Georgiev
Këshilli Gjyqësor mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Nake Georgiev, ndërsa anëtarët e Këshillit kanë miratuar edhe kërkesën për paraburgim të gjyqtarit. Gjithashtu, është marrë vendim për shkarkimin e përkohshëm të tij nga posti i gjyqtarit.
“Imuniteti gjyqtarit të lartë po i hiqet për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale. Miratohet kërkesa për miratimin e masës së paraburgimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup. Ai largohet përkohësisht nga ushtrimi i funksionit gjyqësor, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, deri në zgjidhjen përfundimtare të procedimit penal”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor debatuan dhe vendosën me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit gjyqësor të gjyqtarit Georgiev dhe miratimin e paraburgimit, pasi njëzëri me 10 vota “për” vendosën që publiku të përjashtohet nga seanca.
Ata iu referuan nenit 39 paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili përcakton se në raste të tilla anëtarët e këtij organi me shumicë prej dy të tretave të votave mund ta përjashtojnë publikun nga ndjekja e seancës për shkak të mbrojtjes së reputacionit dhe integritetit të gjyqtarit. Flaka Media
Lajmi në përditësim…
















