Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:14

Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj

Në muajin maj shporta sindikale minimale e konsumit është ulur për 2 euro në krahasim me muajin prill. Një familje katër anëtarësh për ta mbyllur muajin me shpenzimet bazike gjatë këtij muaji iu duhen 60,090 denarë, kurse me llogaritjen e qirasë për një banesë 60m2 75,465 denarë ose rreth 1,230 euro. Nga LSM thonë se nga kjo shumë 21,689 den. shpenzohen vetëm për ushqim e pije ose gati sa një pagë minimale.

Svetllana Dimoski, e cila përpunon këto të dhëna në LSM tha se nga terreni ka detektuar që çmimet janë më të larta nëpër tregjet e gjelbra për 50% sesa nga tregjet me shumice në “Kvantashki”, kurse nëpër markete dhe shitore ku duhet të jepen kuponë fiskal, çmimet e të njëjtave janë 30-35% më të shtrenjta.

“Pavarësisht nga rënia e lehtë e kostos së konsumit, në pjesën e ushqimit shpenzimet arrijnë pothuajse në kuatën e pagës minimale në shtet që nënkupton se 36% e buxhetit harxhohet veç për ushqim dhe pije. Gjatë një periudhe është bërë një hulumtim dhe analizë që në tregun me shumicë ‘Kvantashki’ deri sa të arrijnë tek marketet çmimet ngritën deri në 50%”, tha Svetllana Dimoski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Pas kostos së lartë për pije dhe ushqime prej 36%, sipas përllogaritjeve të LSM-së, për arsim nevojiten 7 mijë denarë, për ujë drita dhe ngrohje 6 mijë denarë, për transport 5 mijë denarë, për veshmbathje një familje prej 4 anëtarësh në muajin maj i nevojiten 4 928 denarë, për kulturë dhe rekreacion 4,378 denarë për restorante dhe hotele 3,890 denarë për telekomunikime 3,240 denarë, për higjienë personale dhe mirëmbajte shtëpiake 1,788 denarë, për shëndetësi 1,040 denarë dhe gjëra të tjera rreth 1,100 denarë. /Alsat.mk

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?