Për 18 vite përmbaruesit kanë grumbulluar gati 2 miliardë euro borxhe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:31

Për 18 vite përmbaruesit kanë grumbulluar gati 2 miliardë euro borxhe

Gjatë vitit të kaluar përmbaruesit kanë grumbulluar me dhunë gati 160 milionë euro. Kjo është shuma e dytë më e madhe në karrierën e tyre 18-vjeçare, pas vitit rekord të 2017-ës, kur arkëtimi tyre i kaloi 166 milionë euro. Të dhënat e Odës së Përmbaruesve tregojnë se vitin e kaluar kishte 93 përmbarues me 327 të punësuar, ndërsa në vitin 2008 kishte 54 përmbarues me 231 të punësuar. Vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i kërkesave për përmbarim të pranuara në zyrat e përmbarimit ishte 170.325. Numri i lëndëve të përfunduara ishte 76.572.

ODA E PËRMBARUESVE

“Sipas strukturës së kreditorëve, përmbaruesit në favor të shtetit në vitin 2023 kanë arkëtuar gjithsej 4.3 milionë euro, në ekonomi kanë shkuar gjithsej 132.3 milionë euro, ndërsa qytetarët kanë marrë 25 milionë euro”.

Ndërkaq, sipas strukturës së debitorëve, përmbaruesit në vitin 2023 kanë grumbulluar më së shumti para nga persona të ndryshëm juridikë, mbi 90.3 milionë euro. Më pas nga personat fizikë 41,9 milionë euro dhe nga Republika e Maqedonisë 29,5 milionë euro.

Kujtojmë që Oda e përmbaruesve është themeluar në vitin 2006 dhe sipas të dhënave të saj në 18 vite janë grumbulluar gati 2 miliardë euro. Gjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur se janë pranuar 1.993.277 kërkesa për arkëtim të detyrueshëm përmes përmbaruesit, janë realizuar 758.352, që do të thotë se kanë përqindje të ulët të realizimit për- 38%!. /SHENJA/

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?