Maqedonia e Veriut e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:34

Maqedonia e Veriut e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

Të dhëna shqetuese për vendit, për sa i përket mënyrës më të keqe të vdekjeve, pasi Maqedonia e Veriut është renditur e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit.

Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është renditur në këtë pozitë sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e shëndetit me bazë në Universitetin në Sietëll. Shkallë me të lartë të vdekjeve me arme zjarri ka në Turqi (18,16) dhe në Shqipëri (15,20). Nga vendet fqinje, kjo shkallë në Serbi është 10,44, në Bullgari 7,69 dhe në Greqi 4,35. Ndërkaq, siç sqaron portali, shkallë më të ulët ka në Britaninë e Madhe (0,66), Islandë (0,87) dhe Norvegji (0,92), madje këto tre vende janë të vetmet në Evropë ku policia nuk mban armë.

PORTALI LANDGEIST

Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve nga armët në Evropë është jashtëzakonisht e ulët. Të gjitha vendet në Afrikë, Azi dhe Oqeani (në të cilat nuk ka konflikt të armatosur) gjithashtu kanë pak vdekje të shkaktuara nga armët e zjarrit”.

Për dallim nga ata, norma më të larta shihen në Amerikën veriore dhe jugore, ku përveç Kanadasë dhe Kubës, të gjitha vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët sesa ajo në Turqi. Për krahasim, shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA është 41,69. Portali thekson se shkalla e vdekjeve i referohet periudhës para luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin vetëvrasjet me armë zjarri.

/SHENJA/

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?