Mickoski për balancuesin: Duhet të shfuqizohet, nuk do të ketë diskriminim në baza etnike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:10

Mickoski për balancuesin: Duhet të shfuqizohet, nuk do të ketë diskriminim në baza etnike

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se balancuesi duhet të shfuqizohet pasi vjen si rekomandim edhe nga procesi i skriningut të Bashkimit Evropian. Numri “një” i qeverisë tha se megjithatë në periudhën në vijim duhet të gjendet zgjidhje që secili qytetar të jetë i barabartë dhe askush të mos diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij në çfarëdo lloj baze.

“Kështu që ajo që duhet të ndodh në periudhën që vijon, është qytetari në fokusin tonë. Për atë, ne kemi hashtag Maqedonia për ty, ai është hashtagu ynë, ajo është motoja e jonë dhe ajo është fushata jonë, Maqedonia për ty. Dhe këtu, nuk themi Maqedonia për shqiptarët, Maqedonia për maqedonasit, për serbët, vllahët, për romët, për boshnjakët, por për ty. Për të gjithë qytetarët. Këtu nuk duhet të ketë askush asnjë dilemë. Kaloi koha e politikanëve nacional romantikë, të cilët nën flamurin e nacionalizmit dhe romantizmit e kanë vjedhur qytetarin”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë a mund të konfirmoni nëse do të ketë apo jo ligj?

“Jua dhashë përgjigjen”, u përgjigj shkurt Mickoski.

Por nga VLEN, vazhdojnë të insistojnë se megjithatë balancuesi do të zëvendësohet me ligj të veçantë për përfaqësim të drejtë.

“Ne jemi marrë vesh. Para duhet të sjellim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe mbas asaj do ta heqim balancuesin se s’ka nevojë kur të ketë ligj”, tha Arben Taravari, VLENN.

Të njëjtën e deklaroi paraprakisht edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili tha se balancuesi nuk po degradohet, por po ngrihet në nivel më të lartë, që përfaqësimi adekuat i komuniteteve të jetë normë ligjore.
Çështja e shfuqizimit të balancuesit tanimë një kohë të gjatë është temë debati, pasi në periudhën e kaluar është keqpërdorur shumë. Respektivisht, ka pasur shumë raste kur qytetarët rrejshëm janë paraqitur si pjesë e një komuniteti vetëm për t’u punësuar. Nga ana tjetër, shteti nuk ka mekanizma ligjor këtë për ta parandaluar këtë keqpërdorim.

Kritika ka pasur edhe për qasjen e përparësisë së përkatësisë etnike para cilësive të kandidatëve. Megjithatë, sipas Avokatit të Popullit këto nuk mund të jenë arsye për t’u shfuqizuar balancuesi. Sipas tij, i njëjti duhet të avancohet apo të zëvendësohet me mekanizëm tjetër. Qëllimi kryesor i këtij instrumenti qe bazohet në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutë është që të parandalojë diskriminimin në bazë etnike gjatë punësimeve. /Alsat.mk

4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?