“Ping-pong” me super-ekspertizën e “Alfës”! Qeveria e re jep shpresë, paralajmërohet shqyrtim i rasteve të montuara

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 20:49

“Ping-pong” me super-ekspertizën e “Alfës”! Qeveria e re jep shpresë, paralajmërohet shqyrtim i rasteve të montuara

Vazhdon zvarritja për dhënien e mendimit për super-ekspertizën që u bë në Serbi për rastin “Alfa”.

Për këtë vrasje, u akuzuan, u arrestuan dhe u dënuan me burg të përjetshëm, Agim Islami dhe Rexhail Qerimi. Ky i fundit, vdiq në burg duke e pritur drejtësinë, ndërsa Agim Islami tashmë 16 vjet është prapa grilave duke pritur drejtësi.

Avokatët e rastit “Alfa” deri te Gjykata Penale duke e dorëzuar superekspertizën si dëshmi të re, kërkuan rigjykim të rastit, ndërsa Gjykata kërkoi mendim nga Prokuroria. Kjo e fundit, pasi u mendua për muaj me radhë, vendosi të kërkojë mendim nga Byroja për Ekspertizë Gjyqësore. Byroja tani ka për detyrë të vlerësojë nëse superekspertiza është në rregull dhe nëse është e pranueshme. Vlerësimin e tyre pastaj do ta kthejnë te Prokuroria, ndërsa Prokuroria përsëri do të mendohet nëse duhet të japë dritë jeshile për rigjykim. E gjithë kjo procedurë po zgjat jo me muaj, por me vite! Për arsyen e kohëzgjatjes, nga Gjykata thonë se lënda është e komplikuar dhe senzitive.

Ish I arrestuari në rastin “Alfa”, Ramiz Dauti, thotë se është e çuditshme se si mund të kërkohet mendim nga Byroja për Ekspertizë kur e njëjta nuk ka kushte për zbardhje të videos.

Dauti dyshon se zvarritja është e qëllimshme dhe kërkon ndihmë nga përfaqësuesit politik.

Çështja e rasteve që dyshohen se janë të montuara është folur edhe mes partnerëve të rinj qeverisës, VMRO-DPMNE dhe VLEN.  Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në Daily Click tha se kanë biseduar me kryeministrin Mickoski për këto çështje dhe të njëjtat duhet të rishqyrtohen.

Ibrahimi tha po ashtu se edhe rasti “27 Prilli” për sulmin në Kuvend për VMRO-DPMNE-në është rast i montuar dhe do të përpiqen të gjejnë zgjidhje ligjore. Duke folur për këto lëndë, kryeministri Hristijan Mickoski në 24Analiza tha se të dënuarit për “27 prillin” kërkojnë drejtësi dhe jo amnisti. Ashtu siç e ka paraparë edhe në plan programin e Qeverisë, Mickoski tha se do të angazhohet për drejtësi në vend.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 20:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?