Ulje e prodhimit në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut, vetëm në pemëtari ka rritje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 21:14

Ulje e prodhimit në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut, vetëm në pemëtari ka rritje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar ulje e prodhimit në të gjitha fushat, vetëm në pemëtari ka pasur rritje, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në krahasim me vitin 2022 prodhimi organik i kulturave të drithërave është zvogëluar për 5.6 %, tek kulturat industriale prodhimtaria është zvogëluar për 17.0 %, tek kulturat foragjere prodhimtaria është zvogëluar për 8.4 %, prodhimtaria e perimeve është zvogëluar për 42.8 %, tek pemët prodhimtaria është rritur për 16.4 % dhe 4.6 % është zvogëluar prodhimtaria organike e vreshtave”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut me prodhime bujqësore organike janë marrë 888 prodhues, ashtu që 4 215 hektarë janë shfrytëzuar për prodhime bimore, ku 51 përqind e saj ishte e zënë më drithëra.

“Numri i përgjithshëm i gjedheve organike është 7 528 frymë dhe në numrin e  përgjithshëm të gjedheve merr pjesë me 5.1 %. Pjesëmarrja e deleve organike në numrin e përgjithshëm të deleve është 20.5 %, kurse dhitë organike në numrin e përgjithshëm të dhive marrin pjesë me 5.8 %”, raportoi Enti.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 21:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?