Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, fillojmë me ndryshime menjëherë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 22:29 Përditësuar

Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, fillojmë me ndryshime menjëherë

“Ekziston një konsensus politik se nga reformat e shumta, asnjëra prej tyre nuk dha efektin e pritur dhe për këtë arsye arsimi ynë është në gjendje shumë të keqe. Madje edhe rezultatet e fundit të PISA-s tregojnë se çfarëdo që të bëjmë, nuk lëvizim nga fundi i tabelës së vendeve. Tani duhet të bëhet diçka më serioze në koordinim me të gjitha palët e interesit dhe paralelisht në të gjitha segmentet e arsimit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska në TV 24, përcjell FLAKA.

“Në radhë të parë do t’i kushtojmë rëndësi arsimit fillor dhe të mesëm. Një numër ndryshimesh të rëndësishme rezultojnë nga programi. Për shembull, ne planifikojmë një qëndrim më të gjatë për nxënësit në shkollë, në mënyrë që të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt të jenë në orë të plota, dhe nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë do të jenë në një qëndrim të zgjatur dmth pas 8 orësh në të cilat nuk do të qendrojnë vetëm mbi një libër, por do të kenë shumë aktivitete kurrikulare dhe jashtëshkollore”, tha Janevska.

Ajo theksoi se plani është që të rishikohet dhe jo të shfuqizohet koncepti i arsimit bazë, sepse siç tha ajo duhet të ruhet vazhdimësia e diçkaje që tashmë ka filluar.

“Ajo që është e mirë nga konceptimi ekzistues do të vazhdojë. Ndërsa ajo që nuk jep efektin e pritur duhet ta rregullojmë”, shtoi Janevska, duke theksuar se në të ardhmen vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zbulimit dhe punës me nxënës të talentuar që duhet t’i mbajmë në shtet. FLAKA

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 22:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?