Barbie nxjerr në treg kukullën e parë “të verbër”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 13:41

Barbie nxjerr në treg kukullën e parë “të verbër”

Kompania e lodrave Mattel ka nxjerrë në treg Barbin e parë të verbër, për ta bërë kukullën ikonike më gjithëpërfshirëse dhe për të përfaqësuar më shumë grupe të shoqërisë. Kjo Barbie mban një shkop të bardhë që përdorin të verbrit për të ecur dhe mban syze dielli në kokë. Rrobat e kukullës janë dizajnuar duke përdorur pëlhurë të prekshme, një bluzë sateni dhe një fund me pala. Për të krijuar një kukull që përshkruan me besnikëri individët me humbje të shikimit, Mattel punoi me disa organizata bamirëse, duke përfshirë Institutin Kombëtar Mbretëror të Personave të Verbër (RNIB).

“Është e mrekullueshme të mendosh se fëmijët me dëmtim të shikimit tani mund të luajnë me një Barbie që duket si ata”, tha Debbie Miller, drejtoreshë e kompanisë Mattel.

Për vite të tëra, kompania është kritikuar për kukullat e saj që përforconin standardet tradicionale të bukurisë me përmasat joreale, ndaj filloi të prodhojë një linjë më gjithëpërfshirëse të Barbie në vitin 2016 që paraqiste lloje të ndryshme trupash. Tre vjet më vonë, kompania njoftoi lëshimin e linjës së saj Barbie Fashionistas, e cila përmbante kukulla me një këmbë protetike, aparate dëgjimi dhe karrige me rrota, si dhe me sëmundjen e lëkurës vitiligo.

Krahas kukullës së parë Barbie të verbër, Mattel po nxjerr gjithashtu një kukull Barbie me ngjyrë dhe me sindromën Down për të diversifikuar më tej gamën e saj.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 13:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?