Librin e ri nga poeti Zenku e gjeni te Info Qendra. Mjetet do të dhurohen te Qendra e Autizmit “Blue Puzzle”
Publicisti Driton Zenku publikon librin e shtatë me poezi
Këto ditë ka dalur nga shtypi botimi i ri me poezi i shkrimtarit dhe publicistit Driton Zenku. Zilja e Telefonit quhet libri i shtatë me radhë i autorit.
Është një përmbledhje poezish nga krijimtaria e tij e katër viteve të fundit. Obuzi i poezive trajton raportet njerëzore dhe fenomenet sociale.
Zilja e telefonit u paraprinë librave me poezi Dilli në Natë, Rruga e Rrugëve, Haremi i Fjalëve, Dielli i Janarit, Niansa dhe përzgjedhjes së poezive “100 poezi” të botuar në vitin 2020.
Libri gjeti mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me programin e vitit 2024. Biblioteka Flaka, lektor Agim Mustafai, recensues Linda Limani, kopertina dhe dizajni Drin Zenku kurse fotografia Edit Azizi. U shtyp në shtypshkronjën Nani Print – Gostivar.
Driton Zenku është sociolog i diplomuar në UEJL, është gazetar dhe themelues i Agjencisë së lajmeve Flaka.
Është bashkautorë, recensues dhe redaktor i më tepër botimeve. Jeton dhe vepron në qytetin e lindjes, Gostivar.
Bibliografia:
Poezi, Dielli në Natë, viti 2000
Poezi, Rruga e Rrugëve, viti 2008
Poezi, Haremi i Fjalëve, viti 2010
Poezi Dielli i Janarit, viti 2016
Poezi “Niansa”, viti 2018 në gjuhën maqedone
Poezi “100 Poezi”, viti 2020.
Poezi “Zilja e Telefonit” viti 2024
Libri i ri por edhe librat e tjerë të poetit Zenku mund të gjinden te Info Qendra e Gostivarit që është hapur së fundmi nga kompania Nani Print.
Librat janë me një vlerë simbolike prej 150 denarë dhe mjetet e grumbulluara do të dorëzohen në Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle”.
Ndryshe, këto ditë nisi me ounë shitorja e parë me suvenire nga Gostivari dhe e njejta do të shërbejë si vend ku të huaj e banorë vendas do të mund të blejnë suvenire dhe dhurata të ndryshme, si dhe do të shërbejë si qendër për ofrim të informatave për qytetin. Në këtë shitore, 50 % e fitimit nga shitja do të dedikohen për Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle”, në Gostivar.