Të huajt tregojnë interes për historinë, ‘Shtëpia e Flamurit’ në Vlorë pret 5500 vizitorë në 7 muajt e parë të vitit 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 21:03 Përditësuar

Të huajt tregojnë interes për historinë, ‘Shtëpia e Flamurit’ në Vlorë pret 5500 vizitorë në 7 muajt e parë të vitit 

Nga Janari e në Korrik, 5500 turistë vizituan Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, godina ikonë në Vlorë. Interesi është i lartë dhe gjatë muajit gusht, ku gjejmë turistë të ardhur nga shtete të ndryshme të europës dhe shqiptarë të diasporës.

“Historia e Shqipërisë po me hyn në zemër. Shoh se është një vend që ka luftuar shume për lirinë, është vend i ri ende, ka nevoje te zhvillohet dhe zhvillimi do të ndodhë në të ardhme të afërt. Vendi juaj është nje vend turistik por shpresoj të mos gaboni si ne, në Spanjë. Ju keni nevoje për turizëm cilësor, jo sasior.

“Është një vend shumë interesant, ka hapësirë ku të shkosh dhe jemi mjaftueshëm të kënaqur sepse kemi parë Beratin, Shkodrën, Tiranën, Lezhën dhe Durrësin”, shprehen turistët.

Kjo godinë dykatëshe, pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit për 14 muaj. Disa vite më pas u shpall Muze Kombëtar. Eshtë i pajisur me dokumente të rëndësishme, fotografitë e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit. Kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverisë së përkoshme të Ismail Qemalit, flamujt origjinal të çetave kryengritëse, libra origjinalë të rilindësve të asaj periudhe.

293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 21:03 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?