VLEN në disonancë me studentët: kërkesat tashmë përfshijnë edhe institucione e licencime

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:52

VLEN në disonancë me studentët: kërkesat tashmë përfshijnë edhe institucione e licencime

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo çështje është në proces zgjidhjeje dhe se nuk duhet të përdoret politikisht për, siç thonë ata, instrumentalizim të protestave.

Në deklaratën e tyre, VLEN thekson se e ka mbështetur që në fillim këtë kërkesë.

“VLEN që nga fillimi e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Kjo është një e drejtë që nuk duhej as të diskutohej”, thuhet në reagim.

Koalicioni njëkohësisht hedh akuza ndaj ish-pushtetit, duke e lidhur problemin me mungesën e veprimit institucional gjatë viteve të kaluara.

“Ky problem ka emër dhe mbiemër politik, BDI. Për 22 vjet kishin gjithçka në dorë… por për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk bënë asgjë”, deklaron VLEN.

Sipas tyre, gjatë mandatit aktual janë bërë hapa përpara në disa fusha, duke përmendur licencat për mjekët dhe edukatoret, si dhe ligjin për medresantët.

“Ne e kemi dëshmuar se kur ka vullnet, problemet zgjidhen”, thuhet në deklaratë.

VLEN gjithashtu shprehet se e respekton të drejtën e protestës, por kundërshton përdorimin e saj për qëllime politike.

“E respektojmë protestën. Por jemi fuqishëm kundër tentimeve për ta instrumentalizuar atë dhe për ta përdorur si mbulesë për dështimin e 22 viteve të mëparshme”, përfundon reagimi.

Nga ana tjetër, studentët protestues shqiptarë në Maqedoninë e Veriut theksojnë se kërkesat e tyre shkojnë përtej provimit të jurisprudencës dhe përfshijnë një gamë më të gjerë problemesh që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në arsimin e lartë dhe proceset e licencimit profesional.

Njëri nga organizatorët e protestës, studenti i juridikut Mevlan Ademi, deklaron se problemi prek studentë nga shumë fusha, përfshirë mjekësinë, psikologjinë, arkitekturën dhe ekonominë.

Sipas tij, në shumë raste studentët shqiptarë nuk lejohen të japin provime profesionale për licenca në gjuhën shqipe, por detyrohen të përdorin gjuhën maqedonase.

“Bëhet fjalë për një kaos për një të drejtë kombëtare… nga një problematikë tematike u shndërrua në një debat të hapur për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Ademi.

Ai shton se problematika shtrihet edhe në administratë dhe institucione shtetërore, ku përdorimi i gjuhës shqipe, sipas tij, mbetet i kufizuar ose formal.

“Në webfaqe e ke në ballinë në gjuhën shqipe, por kur hyn në dokumente nuk e ke fare… inekzistente”, deklaroi ai.

Ademi përmendi gjithashtu se edhe profesionistë si avokatët përballen me vështirësi në përdorimin e gjuhës shqipe në procedura gjyqësore dhe dokumente zyrtare.

Sipas tij, këto çështje do të jenë pjesë e protestës së paralajmëruar më 18 maj në Shkupi, e cila synon zbatimin e plotë të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet përkatëse. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?